Mbrojtësi kosovar, Melos Bajrami, karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit sllovak.
Bajrami i është bashkuar skuadrës Spartak Trnava.
“Spartaku prezanton një tjetër përforcim. Mbrojtësi i qendrës, Melos Bajrami, transferohet në nga Vllaznia e Shqipërisë”, shkruan klubi sllovak në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBajrami i është bashkuar Spartak Trnavas si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Vllazninë e Shkodrës.
24-vjeçari pjesë e Vllaznisë ishte për dy edicione. Ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm në repartin defensiv te klubi nga Shkodra.
Bajrami karrierë ka bërë edhe te Gjilani, Shkupi, Skënderbeu e Ballkani.
Spartak Trnava edicionin e fundit në elitën sllovake e përfundoi në pozitën e tretë me 56 pikë.