Futboll

Malisheva po fiton pas pjesës së parë

KF Malisheva

(E përditësuar) - Malisheva është duke udhëhequr 2:1 ndaj Ballkanit pas pjesës së parë.

Bleart Tolaj e shënoi golin e epërsisë për skuadrën suharekase në minutën e 14-të.

Malisheva shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 28-të me golin që e shënoi Samuel Opeh.

Nëntë minuta më pas, Assane Diatta, e shënoi golin e epërsisë 2:1 për mysafirët.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të të elitës së futbollit kosovar.


Malisheva përmbys rezultatin

Malisheva e ka përmbysur rezultatin ndaj Ballkanit në 2:1. 

Assane Diatta e shënoi golin e epërsisë në minutën e 37-të.


Opeh shënon gol të bukur, Malisheva barazon shifrat

Malisheva i ka barazuar shifrat ndaj Ballkanit.

Për 1:1 shënoi Samuel Opeh në minutën e 28-të.

Ai shënoi gol të bukur nga distanca.


Ballkani në epërsi ndaj Malishevës

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës. 

Bleart Tolaj e shënoi golin e epërsisë për skuadrën suharekase në minutën e 14-të.