Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë përplasjet mes Ramës e Bashës

Rama - basha

Kanë vazhduar përplasjet në rrjetet sociale mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha. 

Rama në një postim në Facebook e ka quajtur Bashën të paaftë dhe manipulues. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama. 

Rama i është përgjigjur edhe Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje. 

“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?! E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?” – ka shkruar Rama. 

E Basha në postimin në Facebook, i ka thënë Ramës se “me disa reforma në drejtësi ai do të përfundojë në burg”. 

“Perparim Rama, mu m’ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s’lejojmë me lu çibrita. Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n’burg!” – ka shkruar Basha. 
 

Lexo përditësimet tjera
rama kerceli

Rama kritikon Qeverinë për rastin në autostradë, Kërçeli: Fokusohu në problemet e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas aksidentit tragjik në autostradë dhe...