Amir Shaipi për kohë të gjatë ishte zgjedhja e parë në portën e klubit zviceran, Lugano.
Shaipi ishte startues te Lugano edhe në katër ndeshjet e para të edicionit aktual në Superligën e Zvicrës.
Por në dy ndeshjet e fundit reprezentuesi i Kosovës nuk ishte në portën e Luganos.
Ndaj St. Gallenit nuk u ftua, kurse ndaj Lausannes u la në stol.
Trajneri i Luganos, Mattia Croci-Torti, ka vendosur që t’i besojë më shumë portierit 30-vjeçar, David von Ballmoos.
Ballmoos ka folur për marrëdhëniet që ka me portierin e Kosovës.
“Me Amirin ne mbështesim njëri-tjetrin, të dy duam të mirën e Luganos. Në stërvitje, ai jep më të mirën e tij dhe unë bëj të njëjtën gjë. Është e rëndësishme që skuadra të vihet gjithmonë para individit”, ka thënë Ballmoos.
Ballmoos te Lugano u huazua nga Young Boysi.
25-vjeçari Shaipi pjesë e Luganos është nga viti 2021. Te Kosova është portieri i dytë.