Futboll

Barazim në Malishevë mes Drenicës dhe Llapit

Drenica dhe Llapi

Drenica dhe Llapi kanë marrë nga një pikë në ndeshjen e parë të stinorit pranveror që nisi të shtunën.

Në ndeshjen e xhiros së 19-të, Drenica dhe Llapi barazuan 1:1, ndonëse mysafirët për kohë të gjatë ishin me një futbollist më shumë në fushë.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, pasi terreni në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ishte në gjendje të rënduar pas të reshurave të mëdha të shiut.

Drenica kaloi e para në epërsi me golin e Ronaldo Chaconit në minutën e 17-të.

“Kuqezinjtë” prej minutës së 65-të mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua Igball Jashari.

Llapi arriti që t’i barazonte shifrat e të dilte pa humbje, por nuk e arriti fitoren e kërkuar.

Për rezultatin përfundimtar 1:1 shënoi Arbnor Ramadani. Ramadani realizoi tetë minuta para fundit.

Llapi me 22 pikë zë vendin e shtatë, ndërsa Drenica e teta i ka 21 pikë.

Lexo përditësimet tjera
Prishtina

Fitojnë Prishtina e Drita, Drenica barazon me Llapin

Drenica 1:1 LlapiDukagjini 0:1 PrishtinaFerizaj 0:1 Drita