Futboll

Barça e pandalshme, marshon sigurt drejt titullit

barcelona

Foto: Associated Press

Skuadra e Barcelonës po marshon sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga.

Barça të shtunën mbrëma shënoi tjetër fitore në kampionatin spanjoll duke e mposhtur Real Valladolidin me përmbysje të rezultatit 2:1.

Kjo ndeshje i takon javës së 34-t. Deri në fund kanë mbetur edhe katër xhiro.

Ivan Sanchez e kaloi në epërsi Valladolidin në minutën e gjashtë.

Barça shifrat i barazoi në minutën e 54-t me golin që e realizoi Raphinha.

Gjashtë minuta më pas, Fermin Lopez e shënoi golin e fitores.

Barça ka 79 pikë në vendin e parë.

Valladolidi është në pozitën e fundit me 16 pikë.