Barcelona të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë në stadiumin që është ende duke u rinovuar “Camp Nou”, pas një kohe të gjatë.
Barça nuk ka luajtur në “Camp Nou” që nga maji i vitit 2023.
Gjiganti katalunjas ka njoftuar të hënën se ndeshja ndaj Athletic Bilbaos që fillon nga ora 16:15 do të luhet në “Camp Nou” me një kapacitet të caktuar prej mbi 45 mijë shikues.
“Barcelona njofton se kundër Athletic Bilbaos, e planifikuar për të shtunën, më 22 nëntor në orën 16:15, do të luhet më në fund në “Spotify Camp Nou”, shkruhet në njoftimin e Barçës.
Punimet në stadiumin “Camp Nou” do të vazhdojnë deri në fazën finale.
Puna në stadiumin “Camp Nou” kishte nisur në qershor të vitit 2023 dhe rinovimi ka kushtuar afro 1.2 miliard euro.
Stadiumi me kapacitetin më të madh në Evropë, tani do t’i zë 105 mijë shikues.