Barcelona është duke tentuar që ta regjistrojë Marcus Rashfordin para ndeshjes hapëse të edicionit të ri kundër Mallorcas, që luhet të shtunën në mbrëmje.
Portieri i ri, Joan Garcia, pritet të regjistrohet pasi është pranuar kërkesa. Garcia do të jetë në mes të shtyllave në vend të të lënduarit Marc-Andre ter Stegen.
Anëtarët e bordit të Barcelonës do të tentojnë ta ndihmojnë klubin me paratë e tyre, për ta ndihmuar Rashfordin të regjistrohet, shkruan “Sky Sport” të premten.
Nëse Rashfordi, Wojciech Szczesny, Gerard Martin, Roony Bardghi dhe Marc Bernal nuk regjistrohen deri në fund të afatit kalimtar veror që mbyllet më 1 shtator, ata nuk do të mund të luajnë të paktën deri në janar.