Barcelona është gjobitur për sjellje raciste të tifozëve të saj dhe disa akteve të tjera të bëra në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit.
Përveç për racizëm, UEFA e ka gjobitur Barcelonën edhe për shkak të fishekzjarrëve dhe dëmtimit të stadiumit në “Parkun e Princave”.
Klubi spanjoll do të paguajë gjobën prej 32 mijë eurove.
Barcelona fitoi me rezultatin 3:2 në Paris, por u mposht të martën mbrëma në ndeshjen kthyese me rezultatin 4:1 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Barcelona nuk do të mund t’u shesë as bileta tifozëve të vet për ndeshjen e radhës në një garë të UEFA-s.
Barcelona po ashtu duhet ta kontaktojë Paris Saint-Germainin brenda 30 ditëve, për t’i rregulluar dëmet e shkaktuara në stadium nga tifozët e vet.
PSG-ja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të luajë kundër Dortmundit.