Futboll

Lopez e Rashford shkëlqyen në fitoren e thellë të Barcelonës

lop

Foto: Associated Press

Fermin Lopez realizoi tri gola, Marcus Rashford dy e Lamine Yamal një në fitoren shumë të thellë të Barcelonës të martën mbrëma.

Barcelona mposhti Olympiacosin me rezultat 6:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Lopez realizoi shpejtë golin e parë. Ai shënoi golin e epërsisë së parë të Barcelonës në minutën e shtatë. Gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë, Lopez shënoi edhe golin e dytë.

Olympiacosi ngushtoi epërsinë e Barcelonës në 2:1 nëpërmjet penalltisë së realizuar në minutën e 53-të nga Ayoub El Kaabi.

Por katër minuta më vonë, Olympiacosit iu përjashtua një lojtar me karton të kuq. Santiago Hezze u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë Barcelona.

Për epërsinë 3:1 golashënues ishte Lamine Yamal. Ai shënoi golin e tretë për Barçën në minutën e 68-të nga penalltia e siguruar nga Marcus Rashford, i cili gjashtë minuta më vonë shënoi golin për 4:1.

Lopez “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 76-të, kurse tre minuta më vonë Rashford shënoi golin e dytë personal dhe të rezultatit final, 6:1.

Barcelona ka fituar gjashtë pikë nga tri ndeshje. Olympiacosi ka një pikë.

Barcelona të dielën e luan “El Clasicon” kundër Real Madridit.

Ndërkohë, ndeshja tjetër ndërmjet Kairat Almatyt dhe Pafosit nuk dha fitues. Përfundoi baras, 0:0.


Nuk ka të ndalur Barcelona, Lopez kompleton “hat-trickun”

Barcelona ka realizuar shpejtë edhe golin e pestë. 

Golin për 5:1 e shënoi Fermin Lopez. Ai kompletoi “hat-trickun” në ndeshjen kundër Olynpiacosit.


Shënon gol edhe Rashfordi

Marcus Rashford e ka shënuar golin e katërt për Barcelonën kundër Olympiacosit.

Sulmuesi anglez shënoi golin për 4:1 në minutën e 74-t.


Shënohet goli i katërt në Barcelonë

Lamine Yamal ka shënuar golin e tretë për Barcelonën.

Yamal ishte i saktë nga penalltia të cilën e siguroi Marcus Rashford.

Yamal shënoi për rezultatin 3:1 në minutën e 68-të të ndeshjes kundër Olympiacosit.


Barcelona pëson gol, por Olympiacosi mbetet me një lojtar më pak

Barcelona ka pësuar gol nga Olympiacosi.

Golin për 2:1 nga penalltia e shënoi Ayoub El Kaabi. Ai ishte i saktë nga penalltia në minutën e 54-t.

Më pas Olympiacosi mbeti me një lojtar më pak në fushë kundër Barcelonës.

Santiago Hezze është përjashtuar nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. Ai kartonin e parë e mori në minutën e 35-të, kurse të dytin në minutën e 57-të.


Barcelona me epërsi 2:0 pas pjesës së parë

Barcelona e ka mbyllur me epërsi 2:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Olympiacosit grek.

Në pjesën e parë shkëlqeu mesfushori Fermin Lopez. Ai realizoi dy gola.

Golin e parë e shënoi në minutën e shtatë, kurse të dytin me asistim të debutuesit në Ligën e Kampionëve, 17-vjeçarit Dro Fernandez, në minutën e 39-të.

Ndërkohë pjesa e parë e ndeshjes tjetër e xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve ndërmjet Kairat Almatyt dhe Pafosit ka përfunduar baras, 0:0


Shënohet edhe goli i dytë në Barcelonë

Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë kundër Olympiacosit grek.

Sërish golin për gjiganten spanjolle e shënoi Fermin Lopez.

Ai realizoi golin e dytë në minutën e 39-të me asistim të debutuesit në Ligën e Kampionëve, talenti 17-vjeçar, Dro Fernandez.


Barcelona kalon në epërsi

Barcelona ka kaluar në epërsi kundër skuadrës greke, Olympiacos.

Golin e epërsisë 1:0 për Barcelonën e shënoi Fermin Lopez në minutën e shtatë.

Ndeshja Barcelona – Olympiacos po luhet në “Estadi Olimpic Lluis Companys” në Barcelonë.

Ky duel i takon xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampione.

VIDEO: