Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Real Madridi, Barcelona është kthyer te fitorja në La Liga.
Barça e mposhti Elchen në shtëpi me rezultatin, 3:1, në kuadër të javës së 11-të të La Ligas.
Lamine Yamal shënoi për 1:0 në minutën e nëntë. Dy minuta më pas, Ferran Torres, e realizoi golin e dytë.
Rafa Mir i ngushtoi shifrat në 2:1 në minutën e 42-të.
Marcus Rashford e shënoi golin e fundit në minutën e 61-të.
Gjiganti katalunjas e mban pozitën e dytë me 25 pikë. Reali është lider me pesë pikë më shumë.
Elche renditet në pozitën e nëntë me 14 pikë.