Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona me arritje të hatashme – 19 ndeshje si vendase, 19 fitore

Barcelona

Barcelona nuk ka lejuar befasi ndaj Betisit të dielën mbrëma. Për skuadrën e Hansi Flick kjo fitore kishte vlerë të madhe, ndonëse titullin e siguroi një javë më parë në klasiken ndaj Real Madridit.

Por Barcelona ishte e përkushtuar që të fitonte edhe ndeshjen e fundit të edicionit si vendase. I ka fituar të gjitha 19 ndeshjet si nikoqire në La Liga këtë edicion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barcelona i kishte fituar të gjitha ndeshjet kampionale si vendase vetëm plot 66 vjet më parë.

Ndërkohë këtë së fundi e ka arritur Real Madridi në edicionin 1985/1986. Por asnjë skuadër nuk e ka arritur këtë prej se La Liga zhvillon edicionin me 38 xhiro.

Raphinha i realizoi dy gola për Barçën, ndërsa një e shtoi Joao Cancelo.

Isco e shënoi golin e vetëm për Real Betisin.