Barcelona ka pasur vit shumë të suksesshëm, ndërsa e ka mbyllur në vendin e parë të La Ligas pjesën e parë të kampionatit.
Me 46 pikë, Barcelona është lidere me katër pikë më shumë se rivali, Real Madridi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Barça e mbyll vitin me rekordin e më së shumti golave të realizuar. Është numri më i madh i golave në vit kalendarik prej vitit 2016.
Barcelona e trajnerit Hansi Flick në vitin 2025 ka shënuar 169 gola në të gjitha garat.
Që nga nisja e sezonit të ri në muajin gusht, ekipi i Flickut ishte realizator i 67 golave, 51 në ligë dhe 14 në Ligën e Kampionëve. Dy gola tjerë, futbollistët e Barcelonës i kanë shënuar në Kupën e Mbretit.
Sipas mediumit spanjoll “Marca”, kjo është ecuria më e suksesshme e Barcelonës që është regjistruar brenda një viti, që nga 2016-ta.
Para nëntë vjetësh, Barcelona e Luis Enriques i kishte shënuar 174 gola në vit kalendarik, me Lionel Messin, Lusi Suarezin e Neymarin në skuadër.