Barcelona e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Atletico Madridit. Tani rezultati është 3:0 në të mirë të Barcelonës.
Golin për 3:0 e shënoi talenti, Marc Bernal. Bernal shënoi edhe golin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e dytë personal e shënoi në minutën e 72-të.
Barcelona po fiton 2:0 pas pjesës së parë ndaj Atleticos
Barcelona e ka mbyllur 2:0 pjesën e parë ndaj Atletico Madridit. Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit po luhet në “Camp Nou”.
Ndeshjen e parë e fitoi Atletico me rezultat 4:0.
Golin e epërsisë 1:0 për Barcelonën e shënoi Marc Bernal në minutën e 29-të, kurse në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Raphinha shënoi nga penalltia për rezultatin 2:0 të pjesës së parë.
Barcelonës nuk i mjafton fitorja 3:0, Atletico në finale
Barcelona shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër gol në pjesën e dytë. Por ekipit të drejtuar nga Hansi Fick, i duhej edhe një gol për ta dërguar në vazhdime ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës.
Barcelona e fitoi 3:0 ndeshjen kthyese në “Camp Nou” ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma. Por është Atletico që kalon në finale falë fitores 4:0 në Madrid.
Barcelona e mbylli 2:0 pjesën e parë.
Golin e epërsisë 1:0 për Barcelonën e shënoi Marc Bernal në minutën e 29-të, kurse në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Raphinha shënoi nga penalltia për rezultatin 2:0 të pjesës së parë.
Barcelona shënoi golin e tretë në minutën e 72-të. Sërish realizoi talenti
Bernal për 3:0, rezultat që ishte i pamjaftueshëm për Barcelonën për të siguruar të paktën vazhdimet.
Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Real Sociedadit dhe Athletic Bilbaos. Ndeshja luhet të mërkurën. Duelin e parë e fitoi Sociedadi 1:0.