Pak para nisjes së sezonit të ri, kampionia e Spanjës, Barcelona, ka regjistruar portierin Joan Garcia dhe sulmuesin Marcus Rashford.
La Liga dhe Barcelona e kanë konfirmuar lajmin të shtunën, shkruan “Sky Sport”.
Garcia do ta mbajë veshur fanellën me numrin 13, ndërsa Rashford do ta ketë numrin 14-të.
Regjistrimi i Garcias është bërë pasi portieri Marc-Andre ter Stegen, u lëndua dhe nuk do të mund të paraqitet për kohë të gjatë.
Garcia u transferua nga Espanyoli për 25 milionë euro, ndërsa Rashfordi u transferua në formë huazimi për një edicion nga Manchester Unitedi.