“Diario Sport” ka raportuar të premten se Barcelona dëshiron ta zyrtarizojë transferimin e plotë të Marcus Rashfordit nga Manchester Unitedi.
Klubi nga Katalunja pritet që ta paguajë çmimin e 30 milionë eurove për anglezin, pasi t’i skadojë huazimi. Sulmuesi pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Barçën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashford ka kontribuuar në 23 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat te skuadra “blaugrana”.
28-vjeçari i ka 10 gola të realizuar e 13 asistime.
Rashfordi është i huazuar te Barcelona deri më 30 qershor, kurse me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2028.