Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Deschamps tregon “sekretin” e dominimit të Francës

Deschamps tregon “sekretin” e dominimit të Francës

Te Franca asnjëherë nuk kanë dyshuar se do të kalojnë nëgjysmëfinale të Kupës së Botës, pavarësisht se Kylian Mbappe humbi penallti dhe shpërdoroi raste në pjesën e parëtë ndeshjes ndaj Marokut. Kështu ka thënë selektori i Francës, Didier Deschamps pas fitores 2:0 ndaj Marokut nëçerekfinale, të enjten mbrëma.

Gjuajtjen e Mbappes nga pika e bardhë në minutën e 28-të e ndali Yassine Bounou, që kishte edhe disa pritje të tjera vendimtare. Por “Les Bleus” vazhduan me presion dhe goditën traversën me Lucas Digne në pjesën e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo megjithatë nuk zhgënjeu Francën, ndërsa pritej qëMbappe, Michael Olise, Desire Doue dhe Ousmane Dembele të gjenin hapësirën që ju duhej.

“Na mungoi efikasiteti dhe na u ndal një penallti në pjesën e parë. I kishim disa raste, por nuk kishim dyshime, veçanërisht jo Mbappe”, ka Deschamps në konferencë për shtyp.

Mbappe dhe Dembele shënuan në pjesën e dytë që po ashtu u dominua nga francezët.

Franca tani e kërkon finalen e tretë rresht.

“Ne kemi bërë çdo gjë siç duhej për t’i neutralizuar. I mbytëm dhe i bëmë të vraponin. Më pas ata ishin thjesht të lodhur”, ka shtuar tekniku francez.

Që kur Deschamps mori drejtimin, Franca ka arritur nëgjysmëfinale të Botërorit apo Evropianit në pesë prej shtatëkampionateve. Mungoi në këtë fazë në Kupën e Botës 2014 dhe Evropianin 2020.

“Të kesh lojtarë të mirë është thelbësore”, ka thënë Didier Deschamps. “Suksesi i një stafi vjen përmes lojtarëve të tij, megjithëse edhe unë duhet të jem duke bërë disa gjëra siç duhet. Përtej rezultati, lojtarë si Warren Zaire-Emery, të cilët nuk kishin luajtur asnjë minutë më parë, hynë në fushë dhe patën ndikim të madh. Është po ashtu një aventurë njerëzore. Unë i zgjodha ata dhe jetoj pranë tyre çdo ditë me kënaqësi tëmadhe”.

Skuadra franceze do të bëjë gjithçka për të qëndruar së bashku deri më 19 korrik, kur luhet finalja në Neë York. Por “trekolorët” mbajnë këmbët në tokë, pavarësisht zhurmës që i rrethon.

“Çka ndryshoi krahasuar me vitet 2018 dhe 2022. Në vitin 2018 askush nuk priste që ne të kishim sukses. Në vitin 2022 ishim kampionë në fuqi dhe shumë shpesh kampionët në fuqi eliminohen në një të tetën e finales. Këtë herë të gjithë kanë pritur që ne të fitojmë, edhe para se të luhej ndeshja e parë e turneut. Por lojtarët e mi janë të mësuar me këtë dhe nuk do të merren me gjëra të tilla. Tani për tani nuk po shohim përtej 14 korrikut, kur është gjysmëfinalja”, ka theksuar Deschamps.