Barcelonës i janë lënduar dy futbollistë, Raphinha dhe Joan Garcia.
Të dy pësuan lëndime të enjten në fitoren 3:1 ndaj Real Oviedos.
Sulmuesi brazilian, Raphinha, ka një lëndim në kofshën e djathtë. Ai pritet të jetë jashtë fushës për tri javë.
Ndërsa portieri Garcia e ka lënduar gjurin e majtë dhe pritet t’i mungojë Barçës për gjashtë javë.
Mungesa e Raphinhas dhe Garcias do të jetë goditje e madhe për Barcelonën para sfidave të rëndësishme që ka në vijim.
Barça të dielën nga ora 18:30 do të përballet me Real Sociedadin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të La Ligas.
Ndërsa më 1 tetor e pret PSG-në në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.
Trajneri Hansi Flick do të mund të llogarisë në Lamine Yamalin.
Yamal i ka munguar klubit të madh spanjoll në katër ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi që e pësoi me Përfaqësuesen e Spanjës.