Futboll

Barçës i lëndohen Torresi dhe Olmo

Ferran Torres

Sulmuesit Ferran Torres dhe Dani Olmo kanë pësuar lëndime gjatë angazhimit me Përfaqësuesen e Spanjës.

Që të dy luajnë për skuadrën e Barcelonës. 

Torres do t’i mungojë Spanjës të martën në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Por ai pritet të jetë i gatshëm për Barçën në ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Gironas.

Ndërkohë Olmo, siç kanë raportuar të hënën mediumet spanjolle, do të mungojë për tri javë. Ai është në dyshim për  “El Clasicon” e 26 tetorit.

Torres dhe Olmo kanë lëndime muskulore.

25-vjeçari Torres me Barçën këtë edicion ka pesë gola dhe një asistim në dhjetë ndeshje. 27-vjeçari Olmo ka një gol dhe dy asistime.