Baseli me shumë vështirësi ka avancuar tutje në Kupën e Zvicrës.
Baseli të premten mbrëma në kuadër të raundit të dytë e mposhti skuadrën që bënë gara në kategorinë e dytë, Etoile-Carouge, pas ekzekutimit të penalltive, 3:2.
Ndeshja pas 120 minutave përfundoi baras 2:2.
Golat për skuadrën Etoile-Carouge i shënuan Luc Essiena Avang dhe Ousseynou Sene. Ndërsa për Baselin golat i shënuan Jeremy Agbonifo dhe Junior Ze.
Te Baseli u paraqitën Albian Ajeti dhe Xherdan Shaqiri. Ajeti luajti vetëm në pjesën e parë kurse Shaqiri në lojë u inkuadrua nga minuta e 61-të.
Kapiteni Shaqiri humbi edhe penallti në minutën e 64-t.
Baseli është fitues në fuqi i Kupës së Zvicrës.