Futboll

Baseli e Young Boysi zhvillojnë ndeshjet historike

sh

Të dielën më 5 tetor, dy klube historike do të shkruajnë historinë në futbollin zviceran. 

Baseli dhe Young Boysi do t’i zhvillojnë ndeshjet e 800-ta në Superligën e Zvicrës, në xhiron e tetë të këtij edicioni. 

Janë të vetmet klube që kanë luajtur në elitën helvetike që prej vitit 2003. 

Derisa Baseli ka në total 458 fitore, Young Boysi i ka 435, 23 më pak se rivali. 

Baseli si mysafir ballafaqohet me Servetten, ndërsa Young Boysi luan në udhëtim te Lausanne.  

Te Baseli lojtari më i rrezikshëm si në sezonin e kaluar vazhdon të jetë Xherdan Shaqiri. 

Në shtatë ndeshjet e para, kapiteni Shaqiri ka katër gola e tri asistime.