Edi Basha ishte vendimtar në fitoren e Gjilanit ndaj Prishtinës.
Gjilani të dielën në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së futbollit kosovar e mposhti në shtëpi Prishtinën me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori Basha e shënoi golin e fitores për Gjilanin në minutën e 37-të. Ai shënoi gol të bukur nga distanca.
Për Gjilanin ishte fitorja e tetë këtë edicion, krahas gjashtë barazimeve dhe shtatë humbjeve. Ka 30 pikë në pozitën e gjashtë.
Ndërsa për Prishtinën ishte humbja e shtatë e edicionit. Ka edhe 11 fitore dhe tri barazime.
Prishtina me këtë humbje ka rënë në pozitën e tretë me 36 pikë.
36 pikë ka edhe Ballkani një pozitë më lartë. Lidere është Drita me dy pikë më shumë.
Gjilani në epërsi pas pjesës së parë
Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës.
Golin e epërsisë për skuadrën gjilanase e shënoi Edi Basha në minutën e 37-të.
Mesfushori Basha shënoi gol të bukur nga distanca.
Kjo ndeshje i takon javës së 21-të të Superligës së Kosovës.
Basha e kalon në epërsi Gjilanin ndaj Prishtinës
Edi Basha ka shënuar gol në minutën e 37-të për ta kaluar në epërsi Gjilanin ndaj Prishtinës.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 21-të të elitës së futbollit kosovar.