Bayern Muncheni që më herët e ka fituar titullin e kampionit e ka mbyllur edicionin në Bundesligë me fitore të thellë.
Bayerni në xhiron e fundit e mposhti Kolnin në shtëpi me rezultatin 5:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fitoren e bavarezëve shkëlqeu sulmuesi anglez, Harry Kane, i cili realizoi “hat-trick”.
32-vjeçari e mbyll sezonin në elitën gjermane me 36 gola të shënuar dhe pesë asistime. Ndërsa në të gjitha garat ka shënuar 58 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.
Kane e hapi serinë e golave në minutën e dhjetë. Tre minuta më pas, qendërsulmuesi me përvojë e shënoi edhe golin e dytë.
Kolni në minutën e 18-të e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e shënoi Said El Mala.
Tom Bischof shënoi për 3:1 në të mirë të Bayernit në minutën e 22-të. Kane në minutën e 69-të realizoi për 4:1 dhe e kompletoi “hat-trickun”. Ndërsa për 5:1 shënoi Nicolas Jackson në minutën e 83-të.
Kolni e mbyll kampionatin në vendin e 14-të me 32 pikë.
Ndërkohë të shtunën fitoi edhe Borussia Dortmundi ndaj Werder Bremenit me rezultatin 2:0.
Dortmundi e mbyll sezonin si nënkampion me 73 pikë. Ndërsa RB Leipzigu që e përfundon edicionin në vendin e tretë me 65 pikë u mposht nga Freiburgu me rezultatin 4:1. Për Leipzigun deri në minutën e 64-t u paraqit sulmuesi Brajan Gruda.