Futboll

Bayerni humb, por bashkë me Benfican avancojnë në fazën nokaut

Bayerni humb, por bashkë me Benfican avancojnë në fazën nokaut

Bayerni e ka humbur ndeshjen me rezultat minimal 1:0 ndaj Benficas të martën mbrëma në Charlotte. Por Bayerni ka siguruar kalimin në fazën nokaut si i dyti i grupit C në Botërorin e klubeve. 

Bayerni e mbylli fazën grupore me gjashtë pikë, kurse Benfica me shtatë pikë avancoi si e para e grupit.

Golin e fitores për Benfican e shënoi Andreas Schjelderup në minutën e 13-të. 

Bayenit në minutën e 61-të iu anulua një gol. Goli i Joshua Kimmich ishte i pavlefshëm për shkak të pozitës jashtë loje.

Boca Juniorsi dhe Aucklandi u eliminuan.

Në xhiron tjetër, Bayerni do të luajë me Flamengon. Ndërsa Benfica pret vendin e dytë e Grupit D.