Futboll

Bayerni luan me Heidenheimin, Leipzigu pret Leverkusenin

Bayern

Bayern Muncheni do të kërkojë të kthehet te fitorja në Bundesligën gjermane. Të dielën nga ora 17:30, Bayerni luan në udhëtim te Heidenheimi. Xhiron e kaluar, Bayerni u ndal në barazim 2:2 në shtëpi nga Mainzi. 

Ndeshja mes Heidenheimit dhe Bayernit i takon xhiros së 15-të. 

Bayerni këtë edicion  ka 12 fitore dhe dy barazime dhe është lider me 38 pikë.

Heidenheimi ka nëntë disfata, dy barazime dhe tri fitore. Renditet në pozitën e parafundit me 11 pikë.

Te Heidenheimi luajnë dy futbollistët nga Kosova, Arijon Ibrahimoviqi dhe Diant Ramaj. 

Ndërkohë të shtunën nga ora 18:30, RB Leipzigu e pret Bayer Leverkusenin. Pritet të jetë ndeshje interesante. Leverkuseni ka 26 pikë, kurse Leipzigu ka tri pikë më shumë.  

Me ndeshjen që u zhvillua të premten mbrëma mes Borussia Dortmundit dhe Borussia Monchengladbachut filloi xhiroja e 15-të. 

Tjetër ndeshje interesante pritet të jetë  ajo ndërmjet Stuttgartit dhe Hoffenheimit. Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 15:30. 

Stuttgarti ka 25 pikë në vendin e gjashtë, kurse Hoffenheimi ka një pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë. 

Te Hoffenheimi luajë tre futbollistët kosovarë Albian Hajdari, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.