Futboll

Bayerni “shkatërron” Hamburgun

bayern

Bayern Muncheni e ka deklasuar Hamburgun të shtunën mbrëma duke e mposhtur shumë thellë 5:0.

Ndeshja u zhvillua në “Allianz Arena” dhe i takoi javës së tretë të Bundesligës.

Bavarezët katër gola i shënuan në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë.

Serge Gnabry e hapi serinë e golave në minutën e tretë.

Gjashtë minuta më pas, Aleksandar Pavloviq, i dyfishoi shifrat. Realizatori i golit të tretë ishte Harry Kane nga penalltia në minutën e 26-të.

Tre minuta më pas, për 4:0 shënoi Luis Diaz. Kane e shënoi edhe golin e fundit në minutën e 62-të.

Te Hamburgu në bankën e rezervistëve ishte sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti.

Bayerni është lider me nëntë pikë. Hamburgu është në pozitën e parafundit me një pikë.