Futboll

Bayerni “shkatërron” Leipzigun

Bayern

Bayern Muncheni i realizoi pesë gola në pjesën e dytë për t’i fituar pikët e plota të shtunën në ballafaqimin ndaj RB Leipzigut.

Bayerni në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës gjermane e mposhti Leipzigun në udhëtim me përmbysje të rezultatit 5:1.

Leipzigu e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e realizoi Romulo Cardoso në minutën e 20-të.

Bavarezët shënuan pesë gola në pjesën e dytë për fitoren e 16-të këtë edicion.

Sulmuesi gjerman, Serge Gnabry, i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 50-të.

Golin e epërsisë 2:1 e shënoi sulmuesi anglez, Harry Kane, në minutën e 67-të.

Për 3:1 shënoi qendërmbrojtësi Jonathan Tah në minutën e 83-të.

Golin e katërt e shënoi Aleksandar Pavloviq në minutën e 85-të. Tre minuta më pas, francezi Michael Olise e shënoi golin e fundit.

Bayerni është lider me 50 pikë. Leipzigu ka 32 pikë në pozitën e katërt.