Futboll

Kane arrin shifrën e 500 golave në karrierë

Bayerni

Me dy golat ndaj Werder Bremenit, Harry Kane, ka arritur shifrën e 500 golave në karrierë. 

Kane e ka arritur këtë numër historik golash falë një karriere të jashtëzakonshme me Tottenham Hotspurin, Bayern Munchenin dhe me Përfaqësuesen e Anglisë.

Ai vlerësohet si njëri prej sulmuesve më të mirë të dekadës së fundit.

Sulmuesi i qendrës përsëri ishte vendimtar të shtunën në fitoren e Bayern Munchenit. 

Bavarezët e mposhtën në udhëtim Bremenin me rezultat bindës 3:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 22-të të Bundesligës gjermane.  

Kapiteni i Anglisë fillimisht e hapi serinë e golave në minutën e 22-të. Tre minuta më pas, sulmues i qendrës, e shënoi edhe golin e dytë. 

32-vjeçari është duke kaluar formë të jashtëzakonshme këtë edicion. Ka 41 gola dhe pesë asistime në të gjitha garat. 

Realizatori i golit të fundit në fitoren e Bayernit ishte Leon Goretzka në minutën e 70-të. 

Bayerni vazhdon të jetë lider me 57 pikë. Borussia Dortmundi ka gjashtë pikë më pak një pozitë më poshtë. 

Bremeni e zë vendin e 16-të me 19 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.