Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Beckhami operohet shkaku i një lëndimi të para 22 vjetësh

bekam

Ikona e futbollit anglez, David Beckham, është dashur të operohet për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar para 22 vjetësh. 

“The Sun” ka raportuar të premten se ai është operuar në nyjën e dorës së djathtë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vitin 2003, futbollisti anglez ishte lënduar në një ndeshje miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut. 

Ai ishte përplasur me Thabang Molefen dhe ishte lënduar rëndë pasi ishte rrëzuar në tokë. 

Fillimisht ai e kishte vazhduar ndeshjen, por ishte zëvendësuar në pjesën e dytë dhe ishte dërguar në spital. 

Një burim i ka thënë “The Sunit” se Beckham ka pasur dhimbje për vite me radhë.