Dy gola të shënuar, një penallti të humbur dhe ndeshje të veçantë ka pasur Riola Xhemaili me Zvicrën, në fitoren 6:1 ndaj Maltës të premten mbrëma. Ndeshja i takoi Grupit 2 të Ligës B, ndërsa Zvicra e siguroi vendin e parë me 13 pikë pas pesë ndeshjeve. Ndeshjen e fundit e luan më 9 qershor ndaj Irlandës së Veriut. Zvicra është promovuar në Ligën A, teksa e ka siguruar edhe plejofin për Botërorin 2027 qe organizohet në Brazil.
Ndeshjen nga afër e panë Valon Behrami, ish-futbollist i Zvicrës dhe shumë skuadrave të njohura evropiane, bashkë me gruan e tij, skitaren e suksesshme Lara Gut-Behrami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Valon Behrami më tha se edhe më të mirët humbin penallti. Dhe nëse Behrami thotë kështu, atëherë është e vërtetë”, ka deklaruar Xhemaili pas ndeshjes.
Xhemaili, e cila humbi penallti për herë të parë në karrierë, u takua me ta pas ndeshjes. Dhe takimi ishte i veçantë për futbollisten e talentuar të PSV Eindhovenit në Holandë.
“Ai është shumë i mirë. Kur isha e vogël, babai më thoshte se duhet të jap çdo gjë nga vetja, si Valoni. Dhe sot e takova, dhe duhet të them se është shumë i mirë”, tha Xhemaili.
Xhemaili e vlerësoi pozitive paraqitjen e skuadrës, dhe tha se loja ishte e mirë me gola të bukur.