Futboll

Behrami kthehet te Watfordi, por me rol drejtues

Valon Behrami

Pas tetë vjetësh, rrugët e Valon Behramit dhe Watfordit do të kryqëzohen sërish. Ai nuk do të jetë në Premier League, siç ishte në kohën si lojtar, por në Championship. 40-vjeçari do të jetë drejtor i ri sportiv i Watfordit, ka raportuar gazetari italian i “DAZN”, Horace Accomando. 

Siç është bërë e ditur, bisedimet janë drejt përfundimit.

Klubi anglez përfundoi sezonin në një pozitë zhgënjyese. Përfundoi në pozitën e 14-të, ndërsa për herë të fundit në Premier League ishte në edicionin 2021/2022. 

Për ish-mesfushorin e Zvicrës, do të ishte roli i parë si drejtues që nga pensionimi i tij nga futbolli aktiv në verën e vitit 2022.

Behrami ka bërë karrierë të madhe si futbollist. Për Watfordin luajti nga viti 2015 deri në vitin 2017. Ka luajtur edhe për klube të ndryshme në Itali, Gjermani dhe Zvicër.