Mbojtësi Ismajl Beka i ka ndarë rrugët me skuadrën e Luzernit. Beka karrierën do ta vazhdojë sërish në futbollin zviceran.
Grasshopperi të martën ka njoftuar për zyrtarizimin e Bekës.
26-vjeçari Beka do t’i bashkohet skuadrës së Grasshopperit javën e ardhshme.
Beka me Grasshopperin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.
Drejtori sportiv i Grasshopperit, Alain Sutter, është i kënaqur që Beka i është bashkuar skuadrës.
“Ismajl Beka është mbrojtës me përvojë në Superligë. Si lojtar me këmbë të majtë, ai i përshtatet në mënyrë të përkryer profilit që po kërkonim. Jemi të kënaqur që ai do t’i bashkohet ekipit në fillim të vitit dhe do të jetë në gjendje të marrë pjesë në të gjithë kampin stërvitor dimëror”, u shpreh Sutter.
Edhe Beka është shumë i motivuar që do të nis kapitull të ri në karrierën e tij.
“Mezi pres sfidën e re dhe besimin që klubi ka tek unë. Jam shumë i motivuar për të filluar këtë kapitull të ri dhe për të dhënë gjithçka për ekipin çdo ditë”, ka thënë Beka për faqen zyrtare të klubit zviceran.
Futbollisti kosovar nuk ka luajtur një kohë të gjatë. Ai kohët e fundit ka pasur shumë probleme me lëndime.