Përfaqësuesja e Belgjikës është ndalur në barazim 1:1 nga Kazakistani.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën i takoi kualifikimeve për Botërorin 2026 dhe u luajt në Astana.
Dastan Satpaev e kaloi në epërsi Kazakistanin në minutën e nëntë.
Belgjika shifrat i barazoi në minutën e 48-të me golin që e shënoi Hans Vanaken.
Te Kazakistani në minutën e 79-të direkt me karton të kuq u ndëshkua mesfushori, Islam Chesnokov.
Belgjika e zë vendin e parë në Grupin J me 15 pikë. Maqedonia e Veriut ka dy pikë më pak në vendin e dytë.
Uellsi renditet në pozitën e tretë me dhjetë pikë. Pasojnë Kazakistani me tetë pikë dhe Lihtenshtajni pa pikë.
Belgjika ndeshjen e fundit kualifikuese e luan ndaj Lihtenshtajnit të martën e ardhshme. Me fitore, Belgjika, do ta siguronte kualifikimin për në Botërorin e vitit të ardhshëm që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Vendi i parë dërgon në Botëror, ndërsa i dyti në plejof.