Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Berisha asiston në fitoren ndaj Muslijës

Kaiserslautern

Mërgim Berisha ka asistuar në fitoren 3:0 të Kaiserslauternit ndaj Fortuna Dusseldorfit, ku aktivizohet futbollisti i Kosovës, Florent Muslija.

Berisha asistoi në golin për 2:0 në minutën e 76-të, ndërsa u zëvendësua shtatë minuta para fundit. Muslija e kompletoi ndeshjen që i takoi xhiros së 28-të të Bundesliga 2. Berisha e ka një gol e një asistim në këtë sezon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kaiserslauterni i ka 43 pikë, ndërsa Dusseldorfi 31 pikë dhe po lufton për mbetje në kategorinë e dytë.