Futboll

Berisha pjesë e formacionit të javës në Serie A

Medon Berisha

Mesfushori i Lecces, Medon Berisha, ka zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros së tetë në Serie A.

Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të hënën nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.

Berisha të shtunën realizoi supergol në disfatën që e pësoi Lecce, 3:2, nga Udinese në udhëtim. Ai realizoi gol të bukur nga goditja e dënimit. 

22-vjeçari Berisha këtë edicion në shtatë ndeshje të zhvilluara ka një gol e një asistim. 
Te Lecce luan edhe mesfushori Ylber Ramadani. 

Berisha me Kombëtaren e Shqipërisë ka katër ndeshje.