Asnjë skuadër tjetër në elitën e futbollit gjerman nuk ka formë më të mirë se Augsburgu në dhjetë ndeshjet e fundit.
Skuadra ku aktivizohet mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj dhe sulmuesi Mërgim Berisha, nuk kanë pësuar humbje në këtë periudhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAugsburgu do të mundohet që ta vazhdojë këtë ecuri pozitive të rezultateve edhe të shtunën në udhëtim te Hoffenheimi, në ndeshjen e xhiros së 27-të. Berisha do të luajë ndaj ish-skuadrës, pasi tek Augsburgu u huazua në janar të këtij viti nga Hoffenheimi.
Berisha edhe tek Augsburgu kishte luajtur më parë, ndërsa në total i ka zhvilluar 26 ndeshje dhe ka kontribuuar me nëntë gola e katër asistime.
“Mërgim Berisha ka stërvitur me ekipin sipas planit dhe e ka rritur ritmin. Po duket mirë. Ai është i pari në fushë, ndihet rehat dhe mezi pret të luajë. Mërgimi është në rrugë të mirë”, ka njoftuar të enjten në konferencën për shtyp, trajneri i Augsburgut, Jess Thorup.