Futboll

Beshiktashi humb në Stamboll dhe eliminohet

Beshiktashi

Beshiktashi ka pësuar disfatë 1:0 të enjten mbrëma në Stamboll dhe është eliminuar nga Liga e Konferencës.

Beshiktashi humbi nga Lausanne e Zvicrës me rezultat 1:0 të enjten, në ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 1:1.

Milot Rashica nuk ishte i grumbulluar për këtë ndeshje, ndërsa Ernest Muçi luajti në pjesën e dytë.

Alban Ajdini luajti për ekipin zviceran nga minuta e 79-të.

Golin që ia siguroi kualifikimin në Ligën e Konferencës, Lausanne e shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë.