Gjiganti turk, Beshiktash, është i interesuar t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Sivassporit, Rey Manaj.
Manaj ishte në kontakte për t’u transferuar te Trabzonspori por është raportuar se kjo lëvizje nuk do të realizohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka bërë të ditur të martën mediumi turk “Aksham”.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Manaj, në rast të transferimit te Beshiktashi do të bashkohet me dy sulmuesit e tjerë shqiptarë, Milot Rashicën dhe Ernest Muçin.
Te skuadra e drejtuar nga trajneri, Ole Gunnar Solskjaer, nuk janë të lumtur me formën aktuale të sulmuesit italian, Ciro Immobile, dhe për këtë arsye nga edicioni i ardhshëm synojnë që në përbërje ta kenë Manajn.
28-vjeçari me Sivassporin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Këtë edicion në 18 ndeshjet ka kontribuar me shtatë gola dhe tri asistime.