Leon Avdullahu të hënën mbrëma mori vendim që ta përfaqësojë Kosovën në futboll. Avdullahu refuzoi Përfaqësuesen e Zvicrës vetëm për t’u paraqitur me fanellën e “Dardanëve”. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Gazeta e madhe zvicerane “Blick” të martën ka shkruar se vendimi që Avdullahu mori ta përfaqësojë Kosovën ishte “shuplakë” në fytyrë për Federatën e Futbollit të Zvicrës.
“Blick” theksoi se është një humbje e hidhur për Zvicrën që nuk arriti ta bind Avdullahun.
“Tani është zyrtare: Leon Avdullahu i cili u rrit në Solothurn dhe ka luajtur për të gjitha ekipet kombëtare të të rinjve të Federatës së Futbollit të Zvicrës, i transferuar së fundmi nga Baseli te Hoffenheimi për tetë milionë euro, do të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës. Çfarë ‘shuplake’ në fytyrë për Federatën e Futbollit të Zvicrës.
Si shtetas i dyfishtë, Avdullahu është i lirë të zgjedhë. Por për Shoqatën Zvicerane të Futbollit, kjo është një humbje e hidhur”, ka shkruar “Blick”.
Avdullahu është 21-vjeçar. Ai së korrik iu bashkua ekipit elitar të Gjermanisë, Hoffenheim nga skuadra e Baselit. Avdullahu ka luajtur gjashtë ndeshje për U21 e Zvicrës.