Boca Juniors e Benfica kanë luajtur 2:2 në Miami në natën mes të hënës e së martës. Ndeshja e zhvilluar para 55 mijë shikuesve i takoi Grupit C të Kupës së Botës për Klube. Në këtë grup janë ehde Bayerni dhe Auckland City.
Skuadra e famshme argjentinase, Boca Juniors, i shënoi dy gola në pjesën e parë. Miguel Merentiel në minutën e 21-të dhe Rodrigo Battaglia në minutën e 27-të shënuan për skuadrën që kishte përkrahje të madhe nga tribunat. Shumica e 55 mijë shikuesve ishin argjentinas.
Të dy skuadrat e përfunduan ndeshjen me nga një lojtar më pak, ndërsa një lojtar i Bocas u ndëshkua me të kuq pasi u zëvendësua për shkak të lëndimit.
Angel Di Maria realizoi penallti për Benfican në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa skuadra portugeze barazimin e siguroi me golin e Nicolas Otamendit në minutën e 84-t.
Më 20 qershor, Bencifa ka punë të lehtë me Auckland Cityn e Zelandës së Re, ndërsa Bayernin e pret ndeshja pasionante me Boca Juniorsin.