Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bosnjë-Hercegovina me selektor të ri

Sergej Barbarez

Sergej Barbarez është selektor i ri i Bosnjë-Hercegovinës. Vendimin e mori të premten Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës.

Barbarez në të kaluarën ishte kapiten i Bosnjës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është gjë shumë e madhe për mua. Shpresoj të jetë edhe për federatën dhe reprezentacionin. Vijë me shumë dëshirë dhe krenari. Vizioni im dallon pak nga vizioni i trajnerëve të deritashëm. Duhet të ndryshojmë disa gjëra. Do të funksionojmë si ekip”, ka thënë Barbarez.

Si lojtar, Barbarez ishte pjesë e Velezhit, Hannoverit, Union Berlinit, Hansa Rostockut, Borussia Dortmundit, Hamburgut dhe Bayer Leverkusenit. Për Bosnjën ka luajtur nga viti 1998 deri në vitin 2006. Ka shënuar 17 gola në 47 paraqitje.

Barbarez 52-vjeçar si trajner punon për herë të parë.