Futboll

“Botërori i klubeve i ka ndihmuar lojtarët të integrohen”

Vincent Kompany

Kupa e Botës për klube ka mundur që t’i pengojë përgatitjet parasezonale të klubeve, por trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka thënë se turneu njëmujor i ka ndihmuar lojtarët të integrohen më shpejtë në skuadër.

Te Bayerni në verë u transferuan Jonathan Tah dhe Tom Bischof.

Bayerni u eliminua në çerekfinale nga Paris Saint-Germaini.

“Botërori i klubeve i ka ndihmuar lojtarët të integrohen. E kemi ndjenjën se Tah e Bischof kanë qenë në skuadër për kohë të gjatë. Nuk e dimë se si do të ndikojë Botërori në sezonin tonë, por ne kemi qëndruar së bashku për një muaj dhe kjo është e rrallë për një klub”, ka deklaruar Kompany të premten para ndeshjes me Hoffenheimin.