Me fitoren e arritur kundër Nottingham Forestit, Bournemouthi, i është afruar në katër pikë liderit Arsenalit.
Bournemouthi mposhti Nottinghamin me rezultat 2:0 në shtëpi. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së nëntë të Premier Leagues së Anglisë.
Dy golat e fitores, vendësit i shënuan në pjesën e parë.
Marcus Tavernier në minutën e 25-të shënoi golin e parë, kurse të dytin Eli Junior Kroupi në minutën e 40-të.
Bournemouti është ngritur në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa ka lënë prapa Manchester Cityn, Manchester Unitedin dhe Liverpoolin.
Ndërkohë, Burnley fitoi 3:2 ndaj Wolverhamptonit.
Golin e fitores, Burlney e shënoi në minutën e 95-të
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, mbeti në stol te Burnley, që është ngritur në vendin e 16-të me 10 pikë.
Wolverhamptoni është i fundit me dy pikë.