Carlo Ancelotti do të jap të hënën njoftimin për ekipin që do ta përfaqësojë Brazilin në Kupën e Botës në futboll. Dhe i gjithë vendi i dhënë pas futbollit pret që të marr fund dilema: Neymar apo jo Neymar?
Sulmuesi 34-vjeçar është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit, por vendi i tij në Kupën e Botës është në dyshim pas shumë vjetësh probleme me lëndime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo e lë Ancelottin të peshojë në mes të romancës dhe kërkesave të ftohta dhe praktike të gjendjes fizike.
“Kur duhet të zgjedhësh, duhet të marrësh në konsideratë shumë gjëra”, ka thënë Ancelotti për “Reuters”.
“Neymari është lojtar i rëndësishëm për këtë vend, për shkak të talentit që ka treguar gjithmonë. Por ai ka pasur probleme dhe po punon shumë për t’u rikuperuar. Ai është përmirësuar shumë kohët e fundit dhe po luan rregullisht. Natyrisht, nuk është vendim kaq i lehtë për mua. Duhet t’i peshojmë gjërat me kujdes, pro dhe kundër”, ka shtuar tekniku italian.
Ai foli me qetësinë që ka përcaktuar njërën prej karrierave më të dekoruara në futboll. Italiani Ancelotti është i vetmi trajner që ka fituar pesë ligat e mëdha të Evropës. Ka edhe pesë trofe të Championsit si trajner, pos dy si lojtar.
Megjithatë vendimi për Neymarin është sfidues edhe për Ancelottin. Shokët e ekipit kanë lobuar publikisht për përfshirjen e Neymarit, ndërsa tifozët mbeten të ndarë midis dashurisë dhe ankthit nëse trupi i tij mund të mbajë ritmin me imagjinatën e tij.
“E di shumë mirë që Neymar është shumë i dashur, jo vetëm nga publiku por edhe nga lojtarët”, thotë Ancelotti.
“Ky është gjithashtu një faktor pasi duhet të marrim në konsideratë atmosferën që do të rrethojë thirrjen e Neymarit. Nuk është sikur do të hedh një bombë në zhveshtore. Ai është shumë i pëlqyer, shumë i dashur. Mendoj se është normale që lojtarët të shprehin mendimin e tyre. Jam mirënjohës për të gjithë që më kanë dhënë këshilla. Por në fund të fundit vendimi më takon mua”.
I pyetur nëse kërkesat e lojtarëve kanë pasur ndikim në të, Ancelotti ka thënë se ato kishin rëndësi vetëm në një aspekt – konfirmuan se Neymari nuk do të prishte grupin. Zhveshtorja nuk është shqetësim për Ancelottin. Ambienti i jashtëm mund të jetë.
“Atmosfera e brendshme nuk mendoj se do të ndikojë në ekip. Atmosfera është shumë pozitive, shumë e pastër dhe pavarësisht cili lojtar është në skuadër, ajo do të mbetet pozitive deri në fund”, është i bindur trajneri legjendar i Real Madridit. Por Ancelotti e di që nuk mund të kontrollojë atmosferën e jashtme dhe atë që shkruajnë mediat.
Pyetja kryesore mund të jetë nëse Neymari është ende i përshtatshëm për futbollin që e kërkon Ancelotti. Selektori i Brazilit kërkon katër sulmues që mund të vrapojnë, të bëjnë presion dhe të kthehen prapa. Sipas Ancelottit, Neymari ka treguar shenja të përparimit.
“Ai e ka përmirësuar shumë gjendjen fizike në ndeshjet e fundit. Ka luajtur disa ndeshje shumë të mira kohët e fundit. Ai mund të mbajë intensitet të lartë në një ndeshje. Por ka ndeshje e ndeshje”, tërheq vërejtjen italiani.
Ancelotti tregon se nuk i është bërë dhe nuk i bëhet presion nga askush për ta ftuar sulmuesin e Santosit.
“Kam autonomi të plotë. Vendimi do të jetë 100 për qind profesional. Do ta marr parasysh vetëm se si po performon si futbollist. Asgjë tjetër. A mund të krijoj skuadër perfekte? E pamundur. Por mund të krijoj skuadër me më pak gabime se të tjerët. Për këtë jam i sigurt”, thotë Carlo Ancelotti.