Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Brightoni mposht Liverpoolin, Reds në krizë rezultatesh në Premier League

Brighton

Brighton & Hove Albion ia ka vështirësuar edhe më tej punët Liverpoolit në Premier League, duke e mposhtur me rezultat 2:1 në stadiumin “Amex”, duke e lënë skuadrën e Arne Slot pa fitore në tri ndeshjet e fundit në kampionat.

Lojtari i ndeshjes ishte sulmuesi Danny Welbeck, i cili realizoi të dy golat për vendasit. Ai shënoi fillimisht në minutën e 14-të për epërsinë e Brightonit, ndërsa Liverpooli barazoi në minutën e 30-të me Milosh Kerkez, i cili përfitoi nga një top i kthyer gabimisht nga mbrojtja vendase.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë, Welbeck doli sërish në skenë duke shënuar golin e fitores në minutën e 56-të, që rezultoi edhe goli vendimtar i takimit.

Përveç humbjes, Liverpooli mori edhe një lajm të keq pasi sulmuesi Hugo Ekitike, lojtari më në formë i tyre, u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e tetë për shkak të lëndimit.

Kjo fitore i rrit shpresat Brightonit për një vend në garat evropiane, pasi aktualisht renditet në vendin e tetë me 43 pikë.

Në anën tjetër, Liverpoolit i vështirësohen punët në garën për top-pesëshe, pasi mbetet në vendin e pestë me 49 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Chelsea, që ka 48 pikë në vendin e gjashtë.