(E përditësuar 17:13) - Një incident i rëndë ka lënë në hije rezultatin e ndeshjes mes Gjilanit dhe Malishevës, të zhvilluar të martën pasdite në Gjilan.
Në minutat e fundit të ndeshjes Oltion Bilalli i Gjilanit u lëndua rëndë. Gjatë një dueli ai u godit nga portieri i Malishevës.
Bilallit iu dha ndihma e parë në fushë për shumë minuta, ndërsa më pas u largua me autoambulancë.
Ndeshja vazhdoi vetëm pas 15 minutave ndërprerje, ndërsa ka pasur reagime të tifozëve për vazhdimin e saj. Rezultati nuk ndryshoi dhe të dy skuadrat morën nga një pikë.
Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.
Malisheva mbetet e treta me 49 pikë, ndërsa Gjilani i ka 46 pikë në pozitën e pestë.
Vazhdon ndeshja në Gjilan
(E përditësuar 17:02) - Ka vazhduar ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit. Ndeshja ishte ndërprerë për më shumë se 15 minuta për shkak të lëndimit serioz të Oltion Bilallit të Gjilanit. Ai u lëndua në një përplasje nga portieri i Malishevës.
Bilalli u largua me autoambulancë.
Lëndim i rëndë për sulmuesin e Gjilanit, ndërpritet ndeshja
(E përditësuar 16:55) -
Bilalli është larguar nga fusha me autoambulancë, pasi i është dhënë ndihma mjekësore në fushën e lojës për shumë minuta.

Pa gola pjesa e parë
(E përditësuar 15:48) - Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Malisheva.
Mysafirët nga minuta e 25-të mbetën me një futbollist më pak në fushë pasi sulmuesi Fatjon Bunjaku u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Kjo ndeshje i takon javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Bunjaku ndëshkohet me të kuq, Malisheva mbetet me një futbollist më pak
Skuadra e Malishevës ka mbetur me një futbollist më pak në fushë në ndeshjen që po e zhvillon ndaj Gjilanit.
Sulmuesi Fatjon Bunjaku u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 25-të.
Ndeshja Gjilani – Malisheva i takon javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.