Burim Shala nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Fushë Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai të shtunën përmes rrjeteve sociale.
“E nderuara kryesi e klubit, të dashur tifozë të “Pampurave” dhe dashamirë të futbollit të Fushë Kosovës. Me përfundimin e kampionatit, po ashtu përfundon edhe rrugëtimi im me klubin futbollistik të Fushë Kosovës”, ka shkruar Shala.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShala me Fushë Kosovën këtë edicion nuk kanë arritur që ta sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
Shala iu bashkua Fushë Kosovës në vitin 2021.