Zymer Bytyqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së CSKA Sofias.
Klubi bullgar të martën në faqen zyrtare ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme e ka ndërprerë kontratën me Bytyqin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCSKA Sofia në fillim të këtij muaji për shkak të shkeljes disiplinore vendosi që ta largojë Bytyqin nga skuadra e parë. Sulmuesi i krahut stërviti me ekipin e dytë të CSKA Sofias.
28-vjeçari te CSKA Sofia u transferua në muajin shkurt të vitit të kaluar.
Në 20 ndeshjet e zhvilluara me klubin nga Bullgaria shënoi pesë gola dhe bëri dy asistime.
Sulmuesi kosovar në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Antalyaspor, Konyaspor, Salzburg, Viking e Olympiacos.
Me Përfaqësuesen e Kosovës ka 24 ndeshje të luajtura dhe një gol të shënuar.
Te CSKA Sofia luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, Lumbardh Dellova dhe Kevin Dodaj.