Përfaqësuesja e Turqisë ka vazhduar përgatitjet për duelin ndaj Kosovës më 31 mars në “Fadil Vokrri”, në finale të plejofit për Botërorin 2026.
Stërvitja është mbajtur në kampin stërvitor të Federatës së Futbollit të Turqisë “Hasan Dogan” në Riva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumet turke kanë shkruar se stërvitja ka niusr me vrapime të lehta dhe ngrohje, e më pas ka vazhduar me dyer të mbyllura.
Fokusi ka qenë në organizim taktik.
Hakan Calhanoglu dhe Merih Demiral kanë bërë ushtrime të lehta me trajnerin e fitnesit. Më pas, kapiteni Calhanoglu është stërvitur i ndarë nga grupi, pas një lëndimi që nuk është raportuar të jetë serioz pas ndeshjes me Rumaninë.