Sulmuesi i Evertonit, Dominic Calvert-Lewin, ka thënë se e ka marrë një “vendim jashtëzakonisht të vështirë”, për t’u larguar nga skuadra.
Kontrata e 28-vjeçarit që përfaqëson Anglinë, do të skadojë të hënën.
Calvert-Lewin iu bashkua Evertonit nga Sheffield United për 1.5 milionë funte në vitin 2016, ndërsa ka shënuar 71 gola në 273 ndeshje për “Toffees”.
“Pas nëntë vjetësh të shkëlqyer e kam marrë një vendim jashtëzakonisht të vështirë, bashkë me familjen time, për ta nisur një kaptinë të re në karrierë”, ka postuar Calvert-Lewin në Instagram.
Calvert-Lewin edicionin më të mirë e pati atë 2020-21, kur i realizoi 16 gola në 33 paraqitje në Premier League, ndërsa ishte pjesë e Anglisë në Evropianin e asaj vere, kur Anglia u mposht në finale nga Italia.